Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Po mashton kur flet”/ Berisha flet për takimet e Salianjit: Axhendë personale, ta vazhdojë sa të ketë qejf
Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur ish deputetit të PD, Ervin Salaianji, lidhur me deklaratat e këtij të fundit nga Durrësi. Berisha e cilësoi një mashtrim të madh nga ana e Salianjit, që zëri i militantit demokrat nuk dëgjohet. ‘Të vazhdojë me agjendën personale’, ritheksoi edhe njëherë Berisha në kundërpërgjigjen ndaj ish deputetit të PD. “Është një anëtar kryesie që në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Do të ketë një agjendë personale. Sa ishte salla, atë e di unë. I falënderoj grupet e punës që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet nuk ka mashtrim më të madh. Para jush, militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Të...