E rëndë në Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

E rëndë në Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

Një grua rreth moshës 50 vjeç ka humbur jetën këtë mëngjes në Vlorë, pasi është rrëzuar teksa po ecte në Bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve, nga rrëzimi gruaja ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit ç’ka ka rezultuar fatale për të. Ndërkohë , grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.