Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Me 260 mijë euro me vete, krutani tenton të hyjë në Shqipëri, por…
Policia Kufitare e Rinasit ka regjistruar një rast të rëndë të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar. “Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave”, thuhet në njoftimin e policisë. Bëhet fjalë për G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, duke futur në mënyrë të paligjshme 240 000 euro, pa i deklaruar siç kërkohet nga ligji. Policia thekson se ky rast u zbulua përmes kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, përdorimit të pajisjeve bashkëkohore, analizës së riskut dhe intervistimeve të thelluara, si dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit. Njoftimi i Policisë...