“Merre në telefon, thuaji ta ndali luftën”, gazetari konfrontohet me vajzën ilegale të Putinit

“Merre në telefon, thuaji ta ndali luftën”, gazetari konfrontohet me vajzën ilegale të Putinit

Elizaveta Krivonogi, që dyshohet të jetë vajza jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, u sulmua nga një gazetar ukrainas në Paris, aty ku jeton 22-vjeçarja. “Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti”, i tha ai fillimisht. 22-vjeçarja iu përgjigj: “Nuk ke leje të më qëllosh”. Kur gazetari nga Ukraina vazhdoi të ushtronte presion, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”. “Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh...