36 vjeçari nga Fushë Kruja  po hynte në Rinas me 240 mijë euro të padeklaruara

36 vjeçari nga Fushë Kruja po hynte në Rinas me 240 mijë euro të padeklaruara

Një 36 vjeçar tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara nga Rinasi.  Shuma e madhe e parave iu gjet një të riu nga Fushë Kruja. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240...