Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Në paraburgim prej 5 vitesh, avokatët e Thaçit dhe Krasniqit mbyllin paraqitjen e provave
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protesta në Prishtinë HAGË- Mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit ka mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave në Gjykatën Speciale. Thaçi dhe Krasniqi, së bashku me Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Njoftimi nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit është bërë ndaras më 2 dhjetor. Mbrojtja kishte nisur paraqitjen e provave më 15 shtator. Gjatë dy muajve të fundit, në Dhomat e Specializuara kanë dëshmuar James Rubin, Paul Ëilliams, John Duncan, James Covey, Christopher Hill, Michael Durkee dhe Wesley Clark, në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmitë e ish-zyrtarëve të lartë të periudhës së luftës në Kosovë janë vlerësuar si element përcaktues për të vërtetën e luftës çlirimtare të...