Gjykata e Lartë anullon vendimin për sekuestro ndaj Anna Morgenstern, çështja kthehet për rigjykim

Gjykata e Lartë anullon vendimin për sekuestro ndaj Anna Morgenstern, çështja kthehet për rigjykim

Stephan dhe Anna Morgenstem TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për sekuestro ndaj Anna Morgenstern, ndërsa mësohet se çështja është kthyer për rigjykim, duke i mundësuar kështu polakes që të mos ketë pengesa në pasuritë e saj deri në përfundim të rigjykimit. Kush është Anna Morgenstern? Polakja Morgenstern është bashkëshortja e Stephan Morgenstern, i cili po hetohet për mashtrim financiar, pasi dyshohet se është pjesë e një skeme piramidale ndërkombëtare përmes së cilës ka përfituar ka përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milionë euro.  Sipas Prokurorisë së Tiranës, gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, ky person në bashkëpunim me shtetas të tjera kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRë (monedha e Koresë së Jugut)...