Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët në Elbasan

Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët në Elbasan

Shpërndarja e bonusit të fundvitit ka nisur zyrtarisht në të gjitha zyrat postare të Bashkisë Elbasan dhe në mbarë vendin. Rreth 25,400 pensionistë në territorin e Bashkisë Elbasan kanë filluar tashmë të marrin shpërblimin e akorduar nga Qeveria Shqiptare për fundin e vitit. Procesi i shpërndarjes po vijon normalisht në të gjitha njësitë postare, duke garantuar që çdo përfitues ta marrë shpërblimin në kohë dhe pa vonesa. Pensionistët e Elbasanit kanë shprehur falënderimet e tyre ndaj Qeverisë Shqiptare për mbështetjen e dhënë, duke e konsideruar bonusin një ndihmë të rëndësishme në prag të festave të fundvitit.