Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Mbahet konferenca kombëtare në Elbasan, fokus te fëmijët me nevoja të veçanta
Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me “Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta” dhe me mbështetjen financiare të Republikës së Bullgarisë, organizoi konferencën kombëtare me temë “Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri”.Kjo konferencë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve, profesionistëve dhe aktorëve të interesuar mbi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme si një çështje thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta.Gjatë këtij aktiviteti, Bashkia Elbasan ndau vizionin për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të ndjeshme dhe më mbështetëse ndaj fëmijëve që kanë nevoja të veçanta, duke theksuar se politikat sociale duhet të jenë të orientuara drejt mbështetjes që në moshat më të hershme.Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika, në fjalën e...