Kim Kardashian rrëfen detaje tronditëse nga grabitja në Paris: Mendova se do të vdisja

Kim Kardashian rrëfen detaje tronditëse nga grabitja në Paris: Mendova se do të vdisja

Publikohen detaje të reja rreth grabitjes së Kim Kardashian në Paris, ngjarje që ajo e quan “momentin që i ndryshoi jetën përgjithmonë”. Episodi i 4 dhjetorit i serialit The Kardashians e çoi publikun pas Kim Kardashian, 45 vjeçe, teksa ajo rikthehej në Paris për të dëshmuar në gjyqin ndaj dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e vitit 2016, ku iu morën bizhuteri me vlerë rreth 10 milionë dollarë. Në episod, Kim dhe të afërmit e saj rikujtuan natën e frikshme të Fashion Week, kur ajo ndodhej në apartamentin e saj të hotelit bashkë me motrat Kourtney Kardashian, Kendall Jenner dhe mikeshat Simone Harouche e Stephanie Shepherd. Simone, e cila ishte në dhomën poshtë Kim, kujtoi ulërimat e saj, duke i përshkruar si “tmerr i pastër”,...