Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Bllokohen në Kakavijë mbi 22 mijë euro të padeklaruara në kufi
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në pikën e daljes nga territori shqiptar. Gjatë kontrolleve rutinë, në çantën e shtetasit D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, u gjet një shumë prej 22 250 euro, të cilat ai tentonte t’i nxirrte nga vendi pa i deklaruar sipas kërkesave ligjore. Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të...