Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve grekë vijon të krijojë probleme në qarkullim, duke bllokuar sërish për disa orë aksin rrugor Kakavijë–Janinë. Edhe këtë të enjte, 4 dhjetor, Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se rruga do të qëndrojë e bllokuar nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke). Sipas Policisë Kufitare të Kakavijës lëvizja e automjeteve do të ndalohet plotësisht, me përjashtim të mjeteve që kanë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me...