Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës/ Nga apartamentet te bizneset, i dyshuari nën hetim për pastrim parash
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij, të cilët po hetohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal. Sekuestrimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 25/2023, pas hetimeve që zbuluan një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat dyshohet se kanë origjinë të pajustifikuar. Lista e pasurive të sekuestruara përfshin: Truall me sipërfaqe 1600 m² në emër të P. C.; Bodrum 841.75 m² në emër të F. C.; Disa njësi shërbimi me sipërfaqe 36–324 m² në emër të F. C.; Dy apartamente në emër të shoqërisë “F” shpk;...