Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka ankimuar vendimin e gjykatës ku është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar. Top Channel