Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg
Teksa gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykimin nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Relator është caktuar Sokol Binaj, i cili pritet të caktojë datën se kur do zhvillohet seanca, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba. Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese. Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar...