Fermerët grekë në protestë prej disa ditësh, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë në protestë prej disa ditësh, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Prej disa ditësh fermerët në Greqi kanë vijuar me protestat. Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se edhe ditën e sotme do të bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq. Njoftimi: Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.