Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij. Shtetasi me iniciale P.C. është nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Hetimet çuan në bllokimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, njësi shërbimi, apartamente dhe truall në qytetin e Vlorës. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë: Truall 1,600 m² në emër të P.C.; Bodrum 841.75 m² në emër të F.C.; Njësi shërbimi 112.82 m² në emër të F.C.; Njësi shërbimi 36.14 m² në emër të F.C.; Njësi shërbimi 59.5 m² në emër të F.C.; Njësi shërbimi 47.27 m² në emër të F.C.;...