113 vjetori i FA, Begaj: Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare na bën krenarë dhe kontribuues me vlera

113 vjetori i FA, Begaj: Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare na bën krenarë dhe kontribuues me vlera

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kreu i shtetit theksoi angazhimin e tyre në misione dhe operacione ndërkombëtare, duke na bërë krenarë. “Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite. Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit. Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues...