A do të marrë pjesë Izraeli në Eurovision? Transmetuesit kombëtarë shqyrtojnë çështjen mes kërcënimeve për bojkot

A do të marrë pjesë Izraeli në Eurovision? Transmetuesit kombëtarë shqyrtojnë çështjen mes kërcënimeve për bojkot

Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, do të mblidhen sot për të biseduar dhe mbase për të votuar nëse Izraeli mund të marrë pjesë vitin e ardhshëm, pasi disa vende kanë kërcënuar se do të tërhiqen nëse ai nuk përjashtohet për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Në takimin në selinë e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) në Gjenevë do të shqyrtohen rregulla të reja, synimi i të cila është t’i dekurajojnë qeveritë dhe palët e treta nga promovimi i tepruar i këngëve për të ndikuar te votuesit, pas akuzave se Izraeli e ka fryrë padrejtësisht këngën e tij pjesëmarrëse këtë vit. Izraeli – i cili doli i dyti në garën e vitit 2025 – nuk u është përgjigjur këtyre akuzave, por shpesh...