Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ndryshimet e Komisionit të Ekonomisë: Fshihen detyrimet e papaguara për taksat…
Në diskutimet nën për nen të paketës fiskale, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi disa ndryshime në projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. Një nga pikat kryesore të miratuara lidhet me fshirjen e plotë edhe të taksave dhe tarifave vendore që u përkasin periudhave tatimore deri në vitin 2014. Drafti i propozuar nga Ministria e Financave parashikonte fshirjen e plotë vetëm të detyrimeve të papaguara të bizneseve në tatime dhe dogana deri në 2014. Amendimet e miratuara u propozuan nga deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe. Deputeti Braçe kërkoi gjithashtu që të përfshihen në skemën e lehtësimit edhe detyrimet e tjera vendore më të vjetra se 10 vite, duke propozuar...