Netanyahu: Hamasi shkeli armëpushimin në Rafah, ne do të kundërpërgjigjemi

Netanyahu: Hamasi shkeli armëpushimin në Rafah, ne do të kundërpërgjigjemi

Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Hamasi vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit dhe të kryejë akte terroriste kundër forcave tona. “Izraeli nuk do të tolerojë shënjestrimin e ushtarëve të Forcave të Armatosura të Izraelit dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha ai. Kjo deklaratë erdhi pasi katër ushtarë u plagosën në përleshjet në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.