Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Agresioni rus, NATO do të vazhdojë të blejë armë nga SHBA për Ukrainën
mark rutte GJERMANI- Nuk duket të ketë shenja për një sukses të bisedimeve për Ukrainën. Për të rritur presionin ndaj Rusisë, sërish synohet të lëvrohen miliarda euro edhe nga Gjermania për armatime. Shtetet e NATO-s në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel ranë dakord, që edhe vitin e ardhshëm të lëvrojnë miliarda për blerjen e armëve dhe municoneve për Ukrainën. Çdo muaj do të blihen për të paktën një miliardë dollarë amerikan (900 milion euro) armatime nga prodhimet e SHBA-së. Bëhet fjalë për blerjen e raketave pritëse për sistemet e mbrojtjes ajrore, por edhe për sisteme ofensive, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Gjithsej mund të nevojiten rreth 15 miliardë dollarë, thuhet më tej. Gjermania premton së shpejti miliona të mëtejshme Edhe...