Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Taksa e pasurisë, Malaj: Në 2028-ën nis për ndërtesat, në 2030-ën për trojet
Ministria e Financave, në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (SIDA), përmbylli fazën e parë të implementimit të reformës së Taksës së Pasurisë, pjesë e projektit “ProTax Albania”. Ministri i Financave, Petrit Malaj në fjalën e mbajtur në ceremoninë përmbyllëse theksoi se reforma është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të drejtë, transparent dhe efikas të taksimit të pasurisë, bazuar në standardet europiane. “Ky projekt është i një rëndësie të veçantë dhe tërësisht në linjë me reformat, që po ndërmarrim në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë një taksim të drejtë dhe efikas të pronës në Shqipëri, si dhe të forcojmë rolin e bashkive për...