Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fondet e BE për bujqësinë, SPAK gati fletë-arrest për Frida Krifcën, ja detajet
Burime të besueshme tregojnë se po përgatiten fletë-arreste për emra të rëndësishëm që kanë firmosur e dirigjuar fondet e BE për bujqësinë, të cilat po hetohen nga prokurorët SPAK, ku mes emrave është edhe ish drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca. Mësohet se dy prokurorët kanë bërë një hetim të plotë e perfekt ligjor, aq sa nuk mund ti kundërshtojë asnjë avokat në gjyqin e pritshëm. Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi “keqpërdorim serioz të fondeve të paraanëtarësimit të BE-së për bujqësinë” në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin pasardhës të ndihmës. Kështu shkruante gazetari i njohur i BIRN, Gjergj Erebara. Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, pati njoftuar zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë...