Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Trump organizon samitin për paqe mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës
Bota E Enjte, 4 Dhjetor 2025 09:02 Udhëheqësit e Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës pritet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje që synon t’i japë fund konfliktit të gjatë në rajon, gjatë një samiti të organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në Uashington. Përpara samitit, ka pasur një përshkallëzim të luftimeve në lindje të Kongos, një zonë e pasur me burime, mes forcave qeveritare dhe rebelëve të M23, të cilët besohet se mbështeten nga Ruanda. Ushtria e Kongos akuzoi rivalët për përpjekje për të “sabotuar” procesin e paqes, ndërsa rebelët thanë se ushtria kishte nisur një ofensivë duke shkelur armëpushimin. Në fillim të vitit, M23 mori nën kontroll pjesë të mëdha të Kongos lindore, duke shkaktuar mijëra të vrarë dhe duke detyruar shumë të...