Foltore me dy gishta, pa ‘Doktorin’/ Mes simboleve të vjetra dhe mungesës së kryetarit

Foltore me dy gishta, pa ‘Doktorin’/ Mes simboleve të vjetra dhe mungesës së kryetarit

Takimi i së mërkurës në Durrës, i organizuar me pjesëmarrjen e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe eksponentëve të tjerë të PD-së, solli një foltore të ngjashme me ato tradicionale të demokratëve: dy gishtat lart, flamuri i PD-së në sfond dhe retorikë për “rizgjim” dhe “bashkim”. Por ndryshimi thelbësor ishte se, ndonëse simbolika ishte berishiste, Berisha mungoi si figurë reference në fjalimet kryesore. Ndrec Pjetri, kandidati më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Durrësit, e nisi takimin me një mesazh të qartë: demokratët, sipas tij, kanë mbetur të shpërndarë që nga humbja e 11 majit. “Jemi bërë si zogjtë e korbit, as ku jemi, as ku do shkojmë”, tha Pjetri, i cili theksoi se ky rrugëtim nuk ka të bëjë me interesa personale apo...