Maduro konfirmon bisedën me Trump: Pata një telefonatë të respektueshme dhe të përzemërt

Maduro konfirmon bisedën me Trump: Pata një telefonatë të respektueshme dhe të përzemërt

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka konfirmuar publikisht se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment të tensionuar të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Duke folur në televizionin shtetëror, Maduro deklaroi se telefonata, e zhvilluar rreth dhjetë ditë më parë, ishte “respektuese dhe e përzemërt”. “Fola me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Mund të them se biseda ishte respektuese dhe madje e përzemërt”, tha Maduro. Maduro theksoi se ai vendosi të fliste tani për të shmangur “diplomacinë e mikrofonit” dhe përhapjen e informacionit të pasaktë nga mediat ndërkombëtare. “Nuk më pëlqen diplomacia me mikrofonë; kur ka çështje të rëndësishme, ato duhen trajtuar me qetësi derisa të zgjidhen!” Maduro kujtoi përvojën e tij si ministër i jashtëm për...