Putini zbulon prapaskenat: Ja pse takimi me të dërguarin dhe dhëndrin e Trump zgjati më shumë se pritej

Putini zbulon prapaskenat: Ja pse takimi me të dërguarin dhe dhëndrin e Trump zgjati më shumë se pritej

Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar për takimin e tij të fundit takimin e tij me të dërguarin dhe dhëndrin e Donald Trump në Moskë të martën. Duke folur për India Today, Putin tha “Mendoj se është shumë herët për të thënë, por ky takim ishte i nevojshëm.” Ai shton se takimi me Steve Witkoff dhe Jared Kushner ishte “shumë i dobishëm”. Udhëheqësi rus vazhdon duke thënë se diskutimet zgjatën kaq shumë sepse duhej të shqyrtohej çdo pikë e vetme e propozimeve të paqes. Megjithatë, ai shton se në disa pika, SHBA-të dhe Rusia mbetën në mosmarrëveshje. Top Channel