SEEDS si një nismë për të fuqizuar sektorin kulturor dhe kreativ në rajonin e Adriatikut të Jugut

SEEDS si një nismë për të fuqizuar sektorin kulturor dhe kreativ në rajonin e Adriatikut të Jugut

Projekti SEEDS synon zhvillimin e sektorit kulturor dhe industrisë kreative. Projekti ka për qëllim të forcojë sektorin kulturor dhe kreativ në zonën e Adriatikut të Jugut, duke adresuar sfidat e ndërlidhjes të kulturës me sipërmarrjen dhe ekonominë kreative. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizoi në qendrën “Sotir Kolea” takimin inaugurues (Kick-Off Meeting) të projektit ndërkufitar SEEDS – Strengthening Entrepreneurial Ecosystem in the Domain of the Cultural and Creative Sector, në kuadër të Programit IPA CBC South Adriatic. Drejtoresha e Përgjithshme për Artin, Kulturën dhe Rininë znj. Anisa Pollo, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit theksoi rëndësinë e projektit në zhvillimin e sektorit kulturor dhe kreativ dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Takimi bëri bashkë përfaqësues të institucioneve partnere, profesionistë të fushës së kulturës,...