Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Takimi i paralajmëruar i Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në Durrës, duket se ka alarmuar edhe krerët e PD-së lokale. Pas deklaratës së Berishës se takimi ishte për interesa personale, dy kryetarët e degëve në Durrës, Ard Muka dhe Osman Stafa kanë nxituar të dërgojnë një sms automatike për rreth 5 mijë anëtarë të kësaj force politike. Ata thonë se Salianji dhe Alimehmeti janë persona të paautorizuar dhe se analiza do të bëhet brenda forumeve të partisë. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një prej anëtarëve, i cili i kërkon dy krerëve lokale të mos i bien më numrit të tij. SMS automatik i krerëve të PD: I nderuar anëtar i PD, dega Durrës! Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim...