Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, nga raportimi i KQZ-së e deri te Avokati i popullit (Rendi i Ditës)
kuvend TIRANË- Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte për seancën e radhës plenare, në orën 10:00, ku parashikohet që në rend dite të diskutohen 20 çështje. Në rend dite pritet të diskutohen raportimi i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të raportojë përpara ligjvënësve veprimtarinë e institucionit që drejton. Zgjedhja e Avokatit të Popullit po ashtu pritet të kalojë në rend dite, pasi ky proces nuk po merr ende formë pas zhvillimeve të fundit mes PS dhe PD-së. Ndonëse u arrit një konsensus mes palëve sa i përket emrave për kandidatura, një ditë më parë, Partia Demokratike ka tërhequr firmat e deputetëve të saj si dhe mbështetjen për kandidaturat. RENDI I DITËS: Projektligji "Për denoncimin e marrëveshjes...