Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Briken Calja kthehet me medalje e rekorde si kampion i madh Ballkani, ar e rekorde edhe për Ertjan Kofshën
Adriatik BALLA Peshëngritja shqiptare po e dominon Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës. Ishte një kthim sensacional i këtij aktiviteti që kishte vite që ishte ndërprerë. Kështu, dje ishte dita e Briken Caljes, tashmë veteran, që shkroi një faqe të rëndësishme suksesi në karrierën e tij, pasi e dominoi garën në peshën 79 kg dhe fitoi në të tre stilet, duke marrë tri medalje ari, të tria me rekord ballkanik, si dhe dy rekorde kombëtare. Erkand Qerimaj dështoi të realizojë provat në shkëputje dhe mbeti jashtë dygarëshit, ndërsa paraqitje të mirë bënë edhe vajzat. Gara e Briken Caljes Ishte një garë perfekte ajo Briken Caljes në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës. Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79kg, e nisi...