Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dinamo shkatërron Tiranën në derbi, Partizani mund Bylisin dhe ngjitet i 6-ti
Dje u zhvilluan tri ndeshjet e para të javës së 14-të në “Abissnet Superiore”, ku padyshim ra në sy fitorja e thellë e Dinamos në derbin kryeqytetas me Tiranën. “Nëndetësja e fitoi këtë takim me shifrat 6-2, duke dëhsmuar jo vetëm forcën e saj dhe pretendimet për titullin, por duke kujtuar edhe një herë tjetër dobësinë e Tiranës, e cila jo vetëm ka prekur fundin e tabelës, por ka prekur edhe fundin e saj si skuadër sepse nuk po mundet të organizohet e të marrë rezultate pozitive. Blutë u treguan të shpejtë në start, me tre gola të njëpasnjëshëm të Guindo, Qardakut e Bregut. Goli i Rafael i dha një sinjal Tiranës para pushimit, por me kthimin e ekipeve në fushë, erdhi edhe goli i...