Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hetimi federal për vdekjen e Matthew Perry/ Mjeku pranon fajësinë, dënohet me dy vite burg, familja shpërthen në akuza
Një mjek nga Kalifornia, i cili furnizoi me ketaminë yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry, është dënuar me 30 muaj burg, duke u bërë personi i parë që dënohet me burg për vdekjen e aktorit nga mbidoza. Dr. Salvador Plasencia ishte një nga pesë personat e akuzuar në një hetim federal shumëvjeçar që shqyrtoi mënyrën se si aktori Matthew Perry siguronte ketaminë përmes një rrjeti të nëndheshëm droge në Hollywood. Perry, 54 vjeç, u gjet i vdekur në vaskën e tij me ujë të nxehtë në Los Angeles në vitin 2023, pas një historie të gjatë me depresionin dhe varësinë. Familja e tij i kërkoi gjykatësit që Plasencia të dënohej rëndë, duke e cilësuar atë “shumë fajtor” dhe duke rrëfyer përpjekjet e tyre për të...