Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sa e rrezikshme është përdorimi i celularit gjatë shtatzënisë? Ja çfarë thonë studimet…
Përdorimi i celularit është bërë pjesë e përditshmërisë së të gjithëve, por gjatë shtatzënisë ky zakon ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me ndikimin e tij në shëndetin e nënës dhe të fetusit. Studime të ndryshme ndër vite kanë analizuar efektet e valëve elektromagnetike dhe sjelljet e lidhura me përdorimin e tepruar të telefonit, duke ngritur debatin nëse kjo praktikë është apo jo e rrezikshme. Valët elektromagnetike: Çfarë thonë studimet? Telefoni celular lëshon rrezatim radiofrekuence, i cili konsiderohet jo-jonizues, pra nuk është i njëjtë me rrezatimet më të rrezikshme si rrezet X. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se ekspozimi i zgjatur dhe mbajtja e celularit shumë afër barkut ose kokës mund të ketë disa efekte të mundshme: Rritje të stresit oksidativ, i cili lidhet me dëmtime...