Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
25-vjetori i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Begaj: Marrëdhënie strategjike me SHBA!
Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti Begaj u shpreh: “Kjo marrëdhënie strategjike është shprehur qartë edhe në mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë forcimit të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një mbështetje vendimtare për përparimin tonë demokratik dhe konsolidimin e institucioneve”. Ndërsa vlerësoi misionin dhe veprimtarinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për zhvillimin e vendit në fusha, si: arsimi, kultura dhe turizmi, Presidenti Begaj theksoi dhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik...