‘Ndarja e dëmton opozitën’/ Duka: Strukturat e PD-së janë skandal

‘Ndarja e dëmton opozitën’/ Duka: Strukturat e PD-së janë skandal

Kreu i PAA-së, Agron Duka komentoi sot situatën e opozitës duke u ndalur veçanërisht te Partia Demokratike, si partia më e madhë e këtij fronti. I ftuar në një studio televizive, Duka u shpreh se disa ndarje të mundshme të PD-së nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dëmtojnë opozitën. Duka ndau shqetësimin se strukturat e PD-së nëpër Shqipëri janë në gjendje të dobët, teksa sugjeroi se ata duhet t’i dalin ballasi lidershipit. “Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka...