Takimi i Salianjit/ Bardhi: Çdo mbledhje jashtë forumeve është private, mbështes qëndrimin e kryetarit Berisha

Takimi i Salianjit/ Bardhi: Çdo mbledhje jashtë forumeve është private, mbështes qëndrimin e kryetarit Berisha

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar sot nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit. Teksa tha se çdo mbledhje jashtë forumeve është private, Bardhi theksoi se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Sali Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private. “Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë...