Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tenderët e AKSHI-t/ Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Karçanajn: Zbërthehen vartësit e saj
Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ka dalë rreth orës 17′;00 nga godina e SPAK pas tre orësh marrjeje në pyetje. Ajo është pyetur nga prokurori special Bledar Maksuti, i cili ka në dorë dosjen e tenderëve të AKSHI-t, ku të paktën 12 prej tyre dyshohet se janë problematikë duke favorizuar kompani të caktuara. Në qendër të ciklonit është raporti preferencial i kompanisë Soft & Solution me AKSHI-n, e cila ka përfituar pjesën më të madhe të tenderëve të dyshuar si të parregullt. Ka dyshime se procedura të ngjashme janë ndjekur më herët edhe për tenderët e mëdhenj të fituar nga Advanced Business Solution. Krahas të dhënave nga tenderët dhe dokumenteve, Skyweb.al mëson se SPAK ka në dorë edhe dëshmi komprometuese të vartësve të Mirlinda Karçanajt,...