“Lëvizje për post”- Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

“Lëvizje për post”- Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

Për Enkelejd Alibeajn është ende herët për të komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit dhe disa demokratëve të tjerë që mbrëmjen e sotme nisën takimet me bazën e demokratëve në qytetin e Durrësit.  I ftuar në Off the Record, Alibeaj u shpreh se duhet parë nëse kjo lëvizje ka platformë apo bëhet thjesht për zemëratë dhe për ndonjë post në PD.  “Ndoshta ka një lëvizje brenda kasolles për të kapur pozicion. Nëse është kështu largo flamurin dhe Gazin dhe ke mbyllur meselenë. Këta janë kasolle sepse humbën në 11 maj, humbën në nëntor. Për të vlerësuar nëse është një lëvizje serioze duhet parë, nëse është platformë apo zemëratë. Nëse do të ishte platformë duhet të kishte në thelb moralitetin. Disa prej atyre e kanë pasur mundësinë...