Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zogaj: Kushdo që zëvendëson Dumanin nuk bën dot hapa pas, standardi është vendosur
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nuk është thjesht një ndryshim emrash, por një test për vazhdimësinë e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, drejtuar nga Alba Alishani, ku analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo zbërthyen prapaskenat e këtij procesi. Sipas analistit Preç Zogaj, frika për një zbehje të ritmit të SPAK pas largimit të Altin Dumanit është e paarsyeshme, pasi standardi tashmë është vendosur dhe “kthesa prapa” është e pamundur. Zogaj vlerësoi lart kandidaturat në garë, duke theksuar se cilido që të zgjidhet, do të gjejë një terren të shtruar nga paraardhësi. “Ai (Dumani) e ka prezantuar SPAK-un që punon në grup. Nga Dumani janë vendosur kuota frymëzuese...