Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dinamo “shpërfytyron” Tiranën, bardheblutë e pësojnë keq në derbi
Derbi i takon Dinamos. Dinamovitët triumfuan me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Tiranës, në sfidën e luajtur në “Air Albania”. Te dinamovitët shkëlqyen me dopietë Qardaku dhe Bregu, ndërsa realizuar nga një gol edhe Guindo e Vila. Te bardheblutë “tundën rrjetën” Raphael dhe Tare. Ekipi i Dajës renditet në vendin e katërt me 23 pikë. Të besuarit e Nuhiut mbyllin klasifikimin.