Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon me makinë tip “Audi” dhe ndodhet pak metra larg “Range Rover” ku kishte hipur Edmond Mëhalla. Ai i afrohet makinës së biznesmenit dhe qëllon disa herë me pistoletë. Pasi sigurohet që ka ndërruar jetë largohet me Audi drejt Librazhdit dhe në Mirakë është djegur mjeti. Qitësi, i cili ka vepruar i vetëm, ka shkuar vetë si shofer. Ai nuk është identifikuar ende dhe  ka të dhëna që ai mund të jetë i shtetësisë së huaj, i kontraktuar vetëm për këtë ngjarje. Pamjet e sigurisë në zonë kanë treguar të gjitha lëvizjet e atentatorit. Për disa minuta ka pritur që biznesmeni të lerë ambientet pranë karburantit....