AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un

AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un

AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un Nga Boldnews.al Me një kostum ngjyrë mavi, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, kapërceu pragun e derës së Prokurorisë Speciale SPAK, ndërsa pranë rojes së institucionit mbylli në dollapin e sendeve orën e saj, që të kalonte pa “zhurmë” pajisjen e kontrollit të “mjeteve të palejuara”. Në dukje e qetë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, me varësi direkte nga kryeministri, pritet të pyetet për të paktën 12 tendera qindra milionë euro të cilat janë dhënë prej saj apo “grupit të vlerësimit të ofertave”, po të kontrolluara prej saj. Abuzimi i dukshëm dhe arroganca e frikshme e Karçanit dhe kreut të qeverisë, duke i trajtuar milionë euro për AKSHI-n si gjethe vjeshte të lisave të egër tashmë...