Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI siguron VIDEO-n e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan
I vetëm dhe i maskuar kokë e këmbë. Këto janë pamjet e ekzekutuesit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan të siguruara nga gazetari i SYRI-t, Elton Qyno. Në video shihet momenti kur autori vjen me makinën tip “Audi”, në vendin ku ndodhej Mëhalla. I qetë, del nga makina me armën në dorë dhe i drejtohet automjetit ku ndodhej objektivi i tij, Mondi Mëhalla. I pa nxituar, autori nis të qëllojë nga një distancë e afërt ndaj Mëhallës, makina e të cilit ato momente ndodhej e ndezur, por pa mundur të largohet. Pasi qëllohet me pistoletë në kokë, makina e viktimës shihet të ecë mbrapsht. Vrasja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe u fut në makinën e tij “Range Rover”, kur u...