Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”!
Ku do të shkojnë paratë? Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”! Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan. Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e detyrimeve’ të bëhej e detyrueshme publikimi i listës së të paktën 3 mijë tatimpaguesve që kanë përfituar shumën më të madhe të detyrimeve, sipas përcaktimeve të këtij ligji.“Po falim 2 miliardë euro detyrime, ne duhet të dimë kush përfiton dhe ku shkojnë këto para,” argumentoi Bozdo duke shtuar se propozimi parashikonte që “në çdo rast...