Merr dritën jeshile paketa fiskale, debat në Kuvend për skemën e TVSH dhe faljen e gjobave/ Braçe kritika për vonesat

Merr dritën jeshile paketa fiskale, debat në Kuvend për skemën e TVSH dhe faljen e gjobave/ Braçe kritika për vonesat

Mes diskutimesh të shumta paketa fiskale ka marrë dritën jeshile në komisionet parlamentare pas javësh diskutimesh. Nga projektligji mbi skemën e TVSH, rivlerësimi, paqja fiskale, fshirja e detyrimeve tatimore dhe doganore e deri tek transaksionet në cash dhe sistemi i taksave vendore u votuan së fundmi nen për nen me pak ndryshime në komisionin e ekonomisë, punësimit dhe financave. Duke nisur nga skema e rimbursimit të TVSH, ndonëse deputetët kërkuan zgjerimin e kategorive përfituese nëpërmjet amendimeve të paraqitura, projekt-ligji mori votat për në parlament nga shumica. “Amendimet së pari kanë lidhje me futjen në këtë skemë të dy grupeve të rëndësishme që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit. Propozoj në nenin 1 pika 1 dhe 3, të riformulohen. -prodhuesit bujqësor që auto-faturohen nga subjektet e...