Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E rëndë! Shqiptarja në Itali gjendet e pajetë në banesë, u dhunua për vdekje nga bashkëshorti
PAMJE NGA VENDNGJARJA ITALI-Një krim në familje është raportuar nga Iralia, ku shqiptarja Sadjide Muslija, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, u gjet e pajetë në banesën e saj në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Roberto të provincës së Ankonës. Gruaja dyshohet se është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj. Mediat fqinje raportojnë se në trupin e saj u konstatuan shenja të shumta dhune, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të bashkëshortit, Nazif Muslija, 50 vjeç. Policia u njoftua nga punëdhënësi i saj, pasi gruaja nuk ishte paraqitur në punë. Çifti ndodhej në proces divorci, por mediat raportojnë se burri ishte rikthyer të jetonte me të, pavarësisht ndarjes. Ai kishte precedentë të mëparshëm për dhunë në familje, si dhe disa denoncime të...