Qeveria ngre ekipin e emergjencave kibernetike, thirrje për ekspertë privatë. Kushtet e forta për rekrutim

Qeveria ngre ekipin e emergjencave kibernetike, thirrje për ekspertë privatë. Kushtet e forta për rekrutim

Përballë kërcënimeve në rritje nga sulmet digjitale, qeveria ”Rama 4” ka zyrtarizuar ngritjen e një strukture speciale të reagimit të shpejtë. Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi i Ekipit të Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (CERT), një njësi “Ad Hoc” që do të aktivizohet sa herë vendi të përballet me rreziqe madhore kibernetike. Struktura e re do të funksionojë pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe do të bëjë bashkë në një tryezë agjencitë ligjzbatuese dhe “trurin” më të mirë të teknologjisë në tregun privat. Nga SHISH te inxhinierët privatë CERT-i do të drejtohet nga kreu i AKSK-së dhe në rast krizash do të thërrasë menjëherë përfaqësues nga institucionet kyçe të sigurisë kombëtare: Ministria e...