Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Igli Tare ndërhyri për kthimin e trupit të Shpat Kasapit në Maqedoni të Veriut, familja shpreh mirënjohje
Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka bërë të ditur se falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Igli Tares, drejtorit sportiv të skuadrës së Milanit, procesi i kthimit të trupit të artistit në Maqedoninë e Veriut u realizua në kohë rekord. Lajmi u konfirmua nga familjarët, të cilët theksuan se kontributi i Tares ishte vendimtar në një periudhë mjaft të vështirë për ta. Shpati ndërroi jetë në Bergamo, natën kur kishte mbërritur në Itali. Pas vdekjes së tij, trupi u transferua në një spital të Milanos për të kryer analizat, obduksionin dhe procedurat ligjore të domosdoshme. Këto procese, veçanërisht në rastet me vdekje të papritura, zgjasin disa ditë ose edhe javë për shkak të protokolleve strikte të autoriteteve italiane. Në raste të zakonshme, kthimi i...